Injoranca e Vuçiqit: Me Thaçin i shkëmbyen disa fjali kurtuazie, realiteti në Kosovë s’është në anën tonë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sonte në Sofje në praninë e përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Lajme
Vuçiq në takim me Mogherinin ka thënë se Serbia është e gatshme për dialog në cdo moment, por se parakusht mbetet implementimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe formimi i Asociacionit.
“Që të vijmë në dialog, mund ta caktoni kur të doni, por së pari të përfundojë procesi i filluar i formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kurse kushti i dytë është që pala tjetër të jetë e gatshme për bisedime kompromisi. E jo të vijmë në bisedime dhe ta na mbajnë ligjërata për territorin, kurse atyre vetëm territori ju interesin… këto janë gjërat që i kemi bërë të qarta”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.
I pyetur se a ka biseduar me presidentin kosovar, Hashim Thaçi, i cili gjithashtu ishte në takim me Mogherinin, Vuçiq ka thënë se i ka shkëmbyer me të disa fjali kurtuazie dhe “kjo është gjitha”, duke shpërfaqur edhe një herë injorancën që e karakterizon atë.
Tutje ai ka thënë se “argumentet janë në anën e Serbisë”, por kundër tyre është realiteti dhe dëshira e pjesës më të madhe të fuqive perëndimore.
Ai për Tv Pink ka thënë se dëshira e një pjesë të fuqive perëndimore, përfshirë këtu edhe pjesën më të madhe të vendeve të BE-së dhe SHBA-të, është drejtpërdrejt kundër Serbisë. /Lajmi.net/
Lexoni edhe:
Thaçi pas takimit me Moghernin dhe Vuçiqin: Faza përfundimtare e dialogut, së shpejti