Iniesta: Pedri është Pedri, Iniesta është Iniesta, jemi të ndryshëm, por më pëlqen shumë ai

Andres Iniesta ka folur për krahasimet që i bëhen Pedrit me figurën e tij. Ikona e skuadrës së Barcelonës, Andres Iniesta është pyetur për atë që po shihet si pasardhësi i tij, Pedri Gonzalez. Iniesta ka thënë se e pëlqen shumë lojën e Pedrit, por beson se ata të dy janë të ndryshëm. Këtë, sigurisht…

Sport

24/11/2022 10:29

Andres Iniesta ka folur për krahasimet që i bëhen Pedrit me figurën e tij.

Ikona e skuadrës së Barcelonës, Andres Iniesta është pyetur për atë që po shihet si pasardhësi i tij, Pedri Gonzalez.

Iniesta ka thënë se e pëlqen shumë lojën e Pedrit, por beson se ata të dy janë të ndryshëm. Këtë, sigurisht e thotë në shenjë respekti për yllin në rritje të Barcelonës, i cili po bën emër për veten e vet.

“Pedri ëhstë Pedri, dhe Iniesta është Iniesta. Ne jemi të ndryshëm. Më pëlqen shumë, si luan ai, si lëviz në fushë, si sillet me topin”, ka thënë Iniesta, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai foli edhe për Gavin.

“Është mirë që Gavi thotë se unë jam një rol model. Mendoj për ditët e mia, kur ne shihnim lojtarë si Guardiola e Laudrup. Më bën krenar”, shtoi tutje ai.

Gavi dhe Pedri janë e ardhmja e Barcelonës për repartin e mesfushës. Dyshja po marrin aprovimin e të gjithëve, përfshirë Iniestas. /Lajmi.net/