Iniesta i gatshëm për PSG-n
Barcelona ka konfirmuar se mesfushori i skuadrës, Andres Iniesta është i gatshëm për takimin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve kundër PSG-s.

Sport
Barcelona ka konfirmuar se Andres Iniesta është i gatshëm për ndeshjen e së mërkurës kundër PSG-s në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Andres Iniesta ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor. Ai është i gatshëm për lojë”.
“Ai është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që ka pësuar në ndeshjen e parë ndaj PSG-s”, shkruan në komunikatën zyrtare të lëshuar nga skuadra spanjolle.