Iniciativa Qytetare “Demokracia” e Shkumbin Demaliajt i bashkohet PDK-së, Hamza: Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka njoftuar se sot zyrtarisht PDK-së i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Hamza tha se shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar, transmeton lajmi.net. Postimi i…

Lajme

24/11/2025 14:20

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka njoftuar se sot zyrtarisht PDK-së i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj.

Hamza tha se shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Partisë Demokratike të Kosovës sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar.

Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!./Lajmi.net/