Infrastruktura sportive gjithmonë sjell telashe për organizimin e eventeve të FBK-së, thotë sekretarja Elvira Dushku

Sekretarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushka në një intervistë për lajmi.net ka thënë se infrastruktura sportive është gjithmonë problem për FBK-në në organizimin e eventeve. Dushku tha se në palestrat që janë në funksion iu nevojitet të improvizojnë në to. “Infrastruktura sportive për ne është gjithmonë telashe. Palestrat që janë në funksion…

Sport

04/12/2023 12:23

Sekretarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushka në një intervistë për lajmi.net ka thënë se infrastruktura sportive është gjithmonë problem për FBK-në në organizimin e eventeve.

Dushku tha se në palestrat që janë në funksion iu nevojitet të improvizojnë në to.

“Infrastruktura sportive për ne është gjithmonë telashe. Palestrat që janë në funksion gjithmonë duhet të improvizojmë me ato palestra. Kemi bërë kërkesë tek institucionet përgjegjëse për palestrën “1 Tetori” dhe në “Pallatin e Rinisë” – deklaroi Elvira Dushku për lajmi.net.

“Po besoj që do t’i realizojmë me sukses këto evente. Ashtu siç ia kemi dalë në të kaluarën, po besoj që edhe këtë herë do të kemi sukses” – tha Dushku.

Intervistën e plotë të Elvira Dushkut për lajmi.net mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/