Infrakos: Laurat automatike në vendkalime hekurudhore funksionojnë mirë, respektoni brezin e sigurisë pranë trupit të hekurudhës

Infrakos Sh.A, ka reaguar pas disa aksidenteve që janë shkaktuar në hekurudha të trenit, ku janë ndeshur treni dhe automjete. Ata kanë thënë se në linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Pejë, janë të instaluara laura automatike në vendkalime hekurudhore, që kanë thënë se funksionojnë përmes një sistemi automatik të sensorëve dhe kanë për qëllim garantimin e sigurisë…

Lajme

02/07/2026 11:03

Infrakos Sh.A, ka reaguar pas disa aksidenteve që janë shkaktuar në hekurudha të trenit, ku janë ndeshur treni dhe automjete.

Ata kanë thënë se në linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Pejë, janë të instaluara laura automatike në vendkalime hekurudhore, që kanë thënë se funksionojnë përmes një sistemi automatik të sensorëve dhe kanë për qëllim garantimin e sigurisë së trafikut hekurudhor dhe atij rrugor.

Ata u kanë bërë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugëve, operatorëve të makinerive punuese dhe çdo pale tjetër që gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tyre të respektojnë brezin e sigurisë pranë trupit të hekurudhës dhe të mos afrohen më pak se 3 (tre) metra nga trupi i binarit, përveç rasteve kur janë të autorizuar dhe punimet zhvillohen në koordinim me autoritetet përgjegjëse.

“Respektimi i kësaj distance është i domosdoshëm për funksionimin e sigurt dhe të pandërprerë të sistemit automatik të vendkalimeve hekurudhore, si dhe për garantimin e sigurisë së trafikut hekurudhor dhe atij rrugor. Infrakos Sh.A njofton se çdo mosrespektim i brezit të sigurisë pranë infrastrukturës hekurudhore do të monitorohet përmes sistemit të kamerave dhe në rast të konstatimit të shkeljeve, do të ndërmerren veprimet përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke përfshirë edhe raportimin e rasteve te organet kompetente. Siguria në hekurudhë është përgjegjësi e përbashkët. Me bashkëpunimin dhe kujdesin e secilit, kontribuojmë në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe në zhvillimin e sigurt e të pandërprerë të trafikut hekurudhor”, thuhet në reagim të Infrakos. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: