Influencerja kineze dhe foshnja e saj 6 muajshe sulmohen dhe grabiten në apartamentin e saj

So Mei-yan, 25 vjeçe, ishe duke fjetur në dhomën e saj të gjumit kur grabitësit hynë me dhunë në apartamentin e saj.

Fun

02/12/2020 10:27

Një influencere dhe foshnja e saj gjashtë muajsh u lidhën dhe u kërcënuan me thikë gjatë grabitjes ku asaj iu vodhën gjësende në vlerë mbi 440 mijë euro, raporton “DailyStar”.

So Mei-yan, 25 vjeçe, e përjetoi këtë ndodhi tmerruese në apartamentin e saj në Hong Kong kur gjashtë burra hynë me forcë, transmeton lajmi.net.

Grabitësit gjithashtu lidhën edhe shërbyesen e saj, duke kërkuar për para nëpër apartamentin e saj në mëngjesin e të martës në ora 11 paradite.

Pasi i mbyllën ato në një dhomë, ku njëri prej hajdutëve i mbikëqyri dhe i kërcënoi me thikë, të tjerët vodhën gjësende në vlerë pothuajse gjysmë milioni.

Mediat lokale kineze thonë se ajo u zgjua pasi dëgjoi një zhurmë nga salloni dhe u ngrit të shikonte çfarë kishte ndodhur.

Në deklaratën e lëshuar nga policia, u tha se pasi shërbyesja dëgjoi zilen, doli të pate derën dhe tre burra hynë me forcë brenda.

Pasi hynë brenda, njëri prej burrave e goditi në kokë fëmijën e saj, dhe Mei-yan iu tha të marrin çfarë të duan dhe të largohen, transmeton lajmi.net.

Pasi ata nuk gjetën para, ata e goditën me grusht Mei-yan në fytyrë dhe e tërhoqën nga flokët duke e pyetur se ku janë paratë.

Pasi nuk gjetën paratë, ata morën gjësende në vlerë duke përfshirë 10 çanta dore, shtatë ora, një laptop dhe dy telefona mobil.

Grabitësit u kapën nga kamerat e sigurisë dhe mendohet se kishte qenë një sulm i planifikuar.

Mei-yan poston shpesh në media sociale për gjësendet e saj me vlerë, dhe ajo u shpreh se ishte jashtëzakonisht e nevrikosur sepse ajo kurrë nuk e ka goditur djalin e saj, por ata patën guximin ta godasin.

Edhe pse ajo u kishte dhënë gjithçka ata kërkuan, por prapë ata i rrahën si Mei-yan dhe djalin e saj po ashtu edhe shërbyesen.

Ajo gjithashtu e fajëson menaxhmentin e ndërtesës, sepse ajo thotë se me mijëra herë i ka tërhequr vërejtjen personelit të sigurimit të ndërtesës të mos lejoj askënd brenda pa lejen e saj, por ai i lejoj gjatë burra të maskuar të hynë brenda. /Lajmi.net/