Influencerja 30-vjeçare që pretendon se ishte e dashura e Yamalit: Ai ka një kalendar me ditë të organizuar për takime me vajzat

Fati Vázquez, një influencuese 30-vjeçare që pretendon se ka qenë në një lidhje me futbollistin e Barcelonës Lamine Yamal kur ky ishte vetëm 17 vjeç, ka bërë disa deklarata të bujshme në rrjetet sociale dhe mediat spanjolle. Sipas saj, Yamal “nuk është aq i përulur sa paraqitet publikisht” dhe shton se “nuk është duke u…

ShowBiz

26/09/2025 10:14

Fati Vázquez, një influencuese 30-vjeçare që pretendon se ka qenë në një lidhje me futbollistin e Barcelonës Lamine Yamal kur ky ishte vetëm 17 vjeç, ka bërë disa deklarata të bujshme në rrjetet sociale dhe mediat spanjolle.

Sipas saj, Yamal “nuk është aq i përulur sa paraqitet publikisht” dhe shton se “nuk është duke u këshilluar mirë nga rrethi i tij i ngushtë”. “E kam njohur rrethin e tij të afërt dhe, ashtu siç e udhëzojnë, nuk besoj se po merr vendime të duhura,” tha ajo.

Vázquez ka rrëfyer gjithashtu se futbollisti i ri ka qenë pjesë e festave dhe jetës së natës që në moshë të mitur. “Nuk e konsideroj normale që në moshën 17-vjeçare të frekuentojë klube nate, të organizojë festa, apo të sjellë 10 vajza në një jaht në Ibiza,” tha ajo, duke shtuar se situata të tilla janë të ekspozuara ndaj paparacëve, sidomos në vende të njohura si Ibiza.

Një tjetër detaj që ajo zbuloi ishte se para se të dilte me të, Yamal kishte pasur një tjetër takim romantik vetëm një ditë më parë. “E kuptova nga disa foto që postova. Një vajzë më kontaktoi dhe më tha: ‘Ishe me Lamine? Unë u largova një ditë para se të arrije ti’,” rrëfeu Vázquez.

Në akuzën më të fortë, ajo tha se menaxheri i Yamal “i mban një kalendar me ditët e organizuara për vajzat me të cilat ai del.” Sipas saj, “Lamine ka një kalendar vajzash”.

As lojtari as përfaqësuesit e tij nuk kanë reaguar ende publikisht ndaj këtyre deklaratave./lajmi.net/