Infermieria portugeze vdes dy ditë pasi merr vaksinën anti-covid

Babai i 41 vjeçes thotë se ai do përgjigje në lidhje me vdekjen e dyshimtë të të bijës.

Fun

05/01/2021 10:31

Një infermiere portugeze ka vdekur dy ditë pasi morri vaksinën e Pfizer anti-covid, shkruan “DailyMail”.

Sonia Acevedo, 41 vjeçe, pësoi një vdekje të papritur në ditën e vitit të ri 48 orë pasi morri vaksinën, transmeton lajmi.net.

Autopsia pritet të bëhet sot. Nëna e dy fëmijëve ka punuar në Institutin e Onkologjisë në Porto, dhe nuk kishe pasur ndonjë efekt anësorë pasi u vaksinua.

Babai i znj. Acevedo, Abilio Acevedo tha për mediat portugeze se ajo ishte mirë dhe nuk kishte probleme shëndetësore. Pasi e morri vaksinën ajo nuk shfaqi ndonjë reagim të keq. Ai thotë se ai do përgjigje rreth vdekjes së të bijës.

Kolegët e Acevedo e konfirmuan se ajo u vaksinua me 30 dhjetor, dhe se nuk kishte shfaqur ndonjë shenjë të efekteve anësore.

Instituti i Onkologjisë u shpreh se ata gjithashtu shpresojnë të marrin informata dhe arsye rreth vdekjes së infermieres nga autopsia.

Ajo ka punuar në këtë repart për më shumë se 10 vite. Atë e gjetën të vdekur familja rreth orës 11 të paradites të premten. /Lajmi.net/