Infermieri rrahet në vendin e tij të punës, Spitali i Përgjithshëm në Pejë del me reagim

Një infermier është rrahur në vendin e tij të punës. Kështu ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm në Pejë përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook. Reagimi i Plotë: Reagim lidhur me rastin e sulmit fizik ndaj Infermierit në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë! Sot ne vendin e tij të punës…

Lajme

30/07/2023 21:23

Një infermier është rrahur në vendin e tij të punës.

Kështu ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm në Pejë përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook.

Reagimi i Plotë:

Reagim lidhur me rastin e sulmit fizik ndaj Infermierit në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë!

Sot ne vendin e tij të punës është sulmuar Infermieri në Emergjencën e Institucionet tonë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh indinjatën e të gjithë të punësuarve lidhur me këtë akt i cili ka krijuar neveri dhe shqetësim për të gjithë punonjësit shëndetësor.

Në kohën e fluksit të madh të pacientëve, kur NE me riorganizim e vetmohim po kryejmë shërbimet ndaj pacientëve, presim përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve e asesi mosmirënjohje e sulmet fizike.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë kërkon mbështetjen e gjithë qytetarëve dhe sidomos organeve të sigurisë që rastet e tilla të mos na përsëriten./Lajmi.net/