Indonezi: Të paktën 12 të vdekur nga zjarri

Të paktën 12 persona kanë vdekur, pasi shpërtheu një zjarrë në një klub karaokeje në ishillun Sulaëesi në Indonezi, njofton policia e këtij shteti, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Bota

25/10/2015 14:27

Njerëzit i kishte kapur paniku dhe kishin thyer xhamat me qëllim që të dilnin nga hapësira, e cila ishte e mbuluar me tym të zi, njofton policia.

Edhe pse shumica e njerëzve arritën që të ikin, ata që ndërruan jetë, ishin pikërisht njerëzit që mbetën të mbyllur në ndërtesë, e cila thuhet se kishte vetëm një dalje, transmeton lajmi.net.

Shumica e viktimave kanë vdekur nga asfiksimi për shkak të tymit të madh.

Rreth 70 persona të tjerë janë hospitalizuar./lajmi.net