India ndalon cigaret elektronike

13:55 | 18 Shtator 2019

fwefwe_4433

Qeveria e Indisë ka ndaluar prodhimin dhe importimin e cigareve elektronike, dhe masa shihet si prishje e planeve për të zgjeruar kompani si Jules Labs dhe Philip Morris International, raporton Reuters.

Ministrja e Financave Nirmala Sitaramanje njoftoi se me vendimi për ndalimin e këtyre produkteve do të përmirësojë kontrollin e duhanit në vend.

Ajo deklaroi se cigaret elektronike janë shndërruar në një rrezik kryesor për shëndetin, pasi ato nuk përdoren si një mjet për të ndihmuar në heqjen dorë nga pirja e duhanit, por si një ‘detaj i modës’ veçanërisht për të rinjtë.

Më shumë se 900,000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve të lidhura me rrezikun e pirjes së duhanit.

Ndryshe, në Indi janë 106 milionë duhanpirës. /KosovaPress/