​INDEP: Të ardhurat e ulëta e pajisjet jo efiçiente po ndikojnë në varfërinë energjetike

Kushtet e dobëta, të ardhurat e ulëta dhe pajisjet jo efiçiente, janë shkaktarët kryesorë në varfërinë energjetike. Kështu u tha në tryezën “Varfëria Energjetike dhe Tranzicioni i Drejtë në Kosovë”, i organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP). Sipas statistikave të vitit 2022, në Bashkim Evropian janë diku mbi 41 milionë njerëz që janë të…

Lajme

06/11/2024 13:44

Kushtet e dobëta, të ardhurat e ulëta dhe pajisjet jo efiçiente, janë shkaktarët kryesorë në varfërinë energjetike. Kështu u tha në tryezën “Varfëria Energjetike dhe Tranzicioni i Drejtë në Kosovë”, i organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).

Sipas statistikave të vitit 2022, në Bashkim Evropian janë diku mbi 41 milionë njerëz që janë të varfër në kategorinë e varfërisë energjetike.

Sipas hulumtimeve të hulumtuesit të lartë në INDEP, Naim Bujupi, si indikator tjetër janë edhe rastet kur faturat e energjisë janë të larta dhe qytetarët nuk mund t’i përballojnë.

Në BE, rreth 7 për qind e qytetarëve nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike. Sipas Bujupit, ky numër në Kosovë është shumë më i madh në Kosovë.

“Faktorë kryesorë që ndikojnë në varfërinë e energjisë janë të ardhurat e ulëta, kushtet e dobëta në objektet, në hapësirat ku banojnë dhe pajisjet jo efiçiente…9:36 Sipas statistikave të fundit të vitit 2022, janë diku rreth 41 milionë njerëz në Evropë, të dispozuar në varfëri të energjisë, që i bie 9.3 për qind e qytetarëve në BE, janë të varfër, në kategorinë e varfërisë energjetike. Si indikatorë tjetër, si shkak pasojë, nënkupton te varfëria e energjisë edhe rastet kur familjet nuk munden t’i përballojnë faturat e energjisë dhe ka vonesa në pagesa, diku në Evropë është rreth 7 për qind.. Është një vlerë shumë e madhe, nëse është 7 për qind në Evropë, tek ne duhet me qenë shumë më e madhe”, ka thënë Bujupi.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i INDEP, Burim Ejupi ka shtuar se tashmë INDEP ka monitorimin e strategjisë dhe si shoqëri civile një pozicion më të mirë për subjektet politike.

“Do të jetë shtesë për të evokuar politikat për vitet që vijnë… Kjo pjesë është shumë e rëndësishme, që ka të bëjë rreth tranzicionit të gjelbër, tash kemi monitorimin e strategjisë. Si shoqëri civile kemi edhe një pozicion më të mirë që t’i nxëmë subjektet politike”, ka shtuar Ejupi.