​INDEP shpreh optimizëm për tregun e përbashkët rajonal

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur Seminarin “Roli i tregut të përbashkët rajonal (CRM) në të ardhmen ekonomike të Kosovës dhe integrimin evropian në 6 shtete të Evropës Juglindore”. Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore, Burim Ejupi u shpreh optimist se pas mbajtjes së Samitit të Berlinit për herë të dhjetë, do të…

Lajme

23/10/2024 13:08

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur Seminarin “Roli i tregut të përbashkët rajonal (CRM) në të ardhmen ekonomike të Kosovës dhe integrimin evropian në 6 shtete të Evropës Juglindore”.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore, Burim Ejupi u shpreh optimist se pas mbajtjes së Samitit të Berlinit për herë të dhjetë, do të ketë përmirësime për një treg të përbashkët rajonal.

“Me 10 vjetorin e Samitit të Berlinit, ndoshta do të shohim pak dritë dhe për një treg të përbashkët rajonal. I kemi këtu pengesat që ishim para tri viteve që u nënshkrua marrëveshja në Berlinit mes liderëve për lëvizjen e lirë, njohjen e profesioneve…Kosova ka ecë një hap përpara edhe pse Bosnja e Hercegovina nuk i ka pranuar ende. Ka problem në njohjen e dokumenteve të Kosovës. Jemi më optimist që po presim që kjo nisma e tregut të përbashkët rajonal ka me qenë një sukses i radhës që për mendimin tim, besoj që në vitin 2030 do të jetë ajo data kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i bashkohen familjes së Bashkimit Evropian”, tha Bujupi.

Ndërkaq, drejtori Kërkimor i CDI dhe Koordinator i Forumit të Connectivity Tirana, Ardian Hackaj përmes një videolidhje online potencoi se objektivi kryesor i këtij turneu rajonal është bashkimi me kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Përveç kësaj, ai tha u theksua roli që kanë organizatat e shoqërisë civile jo vetëm për monitorimin, por edhe në angazhimin dhe takimin e agjendave të bashkëpunimit rajonal.

“Ky zingjir ngjarjesh vjen në pak se tre javë nga samiti i Berlinit që ishte ngjarja shumë e suksesshme…Kjo gjithashtu vjen pas miratimit të listës së reformave për planin e rritjes e që është shumë e mirë, sepse tregon përparim jo vetëm drejtë bashkëpunimit rajonal, por edhe drejt përpjekjeve që po bën secili prej vendeve tona drejt anëtarësimit. Objektiv kryesor i këtij turneu rajonal është që tu bashkohemi kryeqyteteve të Ballkanit Perëndimor, mësimet e samitit si dhe duam të theksojmë rolin që kanë organizatat e shoqërisë civile jo vetëm për monitorimin, por edhe në angazhimin dhe takimin e agjendave të bashkëpunimit rajonal si dhe në disa politika që na afrojnë më shumë drejt anëtarësimit”,potencoi Hackaj.

Integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është prioritet i Gjermanisë, tha këshilltarja e Lartë e Përfaqësuesit Special të Qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Valeska Esch në një fjalë rasti përmes një videolidhje online.

Ajo potencoi se tregu i përbashkët rajonal ka për qëllim të arrijë një treg të integruar në rajon që sipas saj “vërtetë do t’i ngjajë tregut të përbashkët të BE-së”.

“Qeveria gjermane dëshiron të shohë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen plotësisht në Bashkimin Evropian sa më shpejtë që të jetë e mundur. Kur filloi procesi i Berlinit para 10 vjetësh ideja ishte që të kemi një formë konkrete që do të forconte bashkëpunimin rajonal. Sepse në fund të fundit, kjo i bashkon vendet më afër Bashkimit Evropian dhe të mbështetet lidhshmëria në të gjitha aspektet jo vetëm të infrastrukturës por edhe integrimin ekonomik, shkëmbimin mes shoqërive e kështu me radhë. Të gjitha arritjet e procesit të Berlinit kanë të njëjtin qëllim, që të bashkohen vendet më afër anëtarësimit në BE, sidomos tregu i përbashkët rajonal ka për qëllim të arrijë një treg të integruar në rajon që vërtetë do t’i ngjajë tregut të përbashkët të BE-së…Çdo hap i integrimit ekonomik rajonal tanimë bëhet në bazë të standardeve të BE-së, që sipas pikëpamjes tonë është vlerë e vërtetë shtesë”, tha Esch.

Ndërkaq, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jeton Zulfaj u shpreh se përvjetori i dhjetë i Samitit të Berlinit ishte sukses, për shkak se u zhbllokua edhe CEFTA.

Zulfaj tha se marrë parasysh që tregu i përbashkët rajonal është i lidhur drejtpërdrejt me planin e BE-së për rritje, do të ketë më shumë përpjekje për kryer punë brenda rajonit.

“Gjatë tri vjetëve të fundit që nga viti 2022 kemi bërë shumë përparim sepse në vitin 2020 kishim tregun e përbashkët rajonal që u miratua në Sofie. Që nga ajo kohë kemi hyrë në një fazë të re të procesit të Berlinit ku kemi prekur problemet konkrete të rajonit që po ashtu nuk janë të lehta për tu zgjidhur. Mendoj se me këto probleme praktike që po zgjedhë procesi i Berlinit po u jep diçka konkrete qytetarëve si njohjen e diplomave, lëvizjen e lirë me letërnjoftime, karta identiteti…18:01 Përvjetori i 10 ishte sukses edhe për shkak se zhbllokuam CEFTA-n por edhe sepse ishim në gjendje të nënshkruanim një marrëveshje të re për akcesin në arsimin e lartë…Kemi marrëveshjen e mobilitetit që duhet ratifikuar, por edhe të tjerat që duhet zbatuar. Duke marrë parasysh që tregu i përbashkët rajonal tani është i lidhur drejtpërdrejt me planin e BE-së për rritje, do të kemi shumë më shumë incentiva, nxitje për kryer punë brenda rajonit”, u shpreh Zulfaj.