Indeksi Dow Jones shënon rritjen rekorde në historinë 118-vjeçare
Indeksi Dow Jones, një tregues i rëndësishëm i tregut të aksioneve në Shtetet e Bashkuara, ka arritur 18,000 pikë, për herë të parë në historinë e tij 118-vjeçare.

Bota
Ky zhvillim është shënuar sot në New York, pasi Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka raportuar se ekonomia e vendit është rritur me një normë vjetore prej 5 për qind, gjatë çerekut të tretë të 2014-ës, transmeton REL.
Kjo është norma më e lartë e rritjes ekonomike e raportuar në SHBA në 11 vjetët e fundit.
Tregtarët e aksioneve janë inkurajuar nga shenjat e forcimit të ekonomisë amerikane dhe garancitë se Rezervat Federale nuk do të ngrenë normat e interesit së shpejti.