Incidenti në Strellc të Deçanit, nga Prokuroria thuhet se ishte tentim-vrasje

Një përleshje ndodhi sot në fshatin Strellc i Epërm në Deçan, në mes të disa personave. Por ky incident nuk ka përfunduar me fatalitet siç u raportua në disa media. Një person dyshohet se tentoi ta vrasë një person tjetër, duke e goditur me veturë. Në lidhje me këtë, zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran…

Lajme

07/05/2025 11:49

Një përleshje ndodhi sot në fshatin Strellc i Epërm në Deçan, në mes të disa personave.

Por ky incident nuk ka përfunduar me fatalitet siç u raportua në disa media.

Një person dyshohet se tentoi ta vrasë një person tjetër, duke e goditur me veturë.

Në lidhje me këtë, zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi tha për lajmi.net se bëhet fjalë për tentim-vrasje.

Kurse zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se dy persona janë përleshur dhe më pas njëri prej tyre e ka goditur me veturë tjetrin.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.

“Stacioni policor në Deçan është njoftuar për një aksident në fshatin Strellc. Kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kuptuar se ka të bëjë me një përleshje mes dy personave në një lokal , pastaj kanë dalë jashtë dhe njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar. Nuk kemi informacione për të vrarë. Tash janë njësitet policore atje dhe e shohin se çka ka ndodhë”./Lajmi.net/