Katër të plagosurit në Klinë raportohet se janë vëllezër, detaje nga Prokuroria dhe Policia e Pejës

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë plagosur mbrëmë në Klinë. Siç ka njoftuar Policia, në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona të tjerë të dyshuar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, përmes një komunikate për media ka thënë se policia ka sekuestruar armën që dyshohet se është…

Lajme

24/02/2025 12:36

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë plagosur mbrëmë në Klinë.

Siç ka njoftuar Policia, në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona të tjerë të dyshuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, përmes një komunikate për media ka thënë se policia ka sekuestruar armën që dyshohet se është përdorur në rast si dhe një mjet të mbrehtë.

“Do të thotë mbrëmë rreth orës 22:40 minuta polica është njoftuar se në rrugën Ilir Merkuri në Klinë ka të shtëna me armë zjarri. Policia me kërkesë ju kanë përgjigjur me të arritur në vend të ngjarjes ka takuare një person të lënduar të cilin e ka transferuar për në emergjencë të spitalit rajonal në Pejë. Gjithashtu edhe tre personat të janë dërguar për në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, pas pak kohë polica ka arritur të identifikoj lokacionin dhe t’i arrestoj dy të dyshuar lidhur me rastin. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Vlen të cekët se arma e cila dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruara nga njësit kompetente. Gjithashtu është konfiskuar një mjet i mbrehtë”, ka thënë ai.

Në lidhje me rastin, detaje për lajmi.net ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se hetimet kanë filluar, ndërsa dy të arrestuarit me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje.

“Lidhur me këtë çështje dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri ku në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës, ku në vendin e ngjarjes ka dal menjëherë Policia e Kosovës ku ka hasur në njërën nga viktimat. Ku më pas në spitalin Rajonal të Pjesë kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë duke u trajtuar edhe tre persona të tjerë, ndërkaq përsonat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një punë operative policore intensive janë lokalizuar dy personat e dyshuar dhe më pas janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit nga hetuesit në praninë e avokatëve mbrojtës me urdhër të prokurorit të shteti janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor prokurori i shtetit do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Nikçi.

Siç ka njoftuar Nikçi, të dy personat janë në procedurë penale ndërsa njëkohësisht janë duke u trajtuar viktimat dhe ku me pas do të intervistohen.
“Do të intervistohen edhe personat e mundshëm të tjerë që mund të kenë informata dhe gjithashtu do të sigurohen provat që do të shërbejnë në procedurë penale”, ka shtuar Nikçi.
Ndryshe sot u raportua se katër viktimat të cilat kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës, janë vëllezër./Lajmi.net/