Incident tek rruga “B”: Dy persona aksidentohen me vetura, pastaj rrahen mes vete
Dy persona që u aksidentuan me vetura në rrugën “B” nuk arritën që ta kapërdijnë lehtë atë që ndodhi. Me t’u përplasur veturat e tyre, ata filluan të përplaseshin edhe fizikisht, shkruan lajmi.net. Policia në lidhje me rastin ka thënë se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar që të dy të dyshuarit.…

Lajme
Dy persona që u aksidentuan me vetura në rrugën “B” nuk arritën që ta kapërdijnë lehtë atë që ndodhi.
Me t’u përplasur veturat e tyre, ata filluan të përplaseshin edhe fizikisht, shkruan lajmi.net.
Policia në lidhje me rastin ka thënë se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar që të dy të dyshuarit.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet janë përfshirë dy vetura , ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për në stacion dy persona”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. /Lajmi.net/