Incident në Sekiraçë: Përfshihet në rrahje edhe një pjesëtar i policisë

Një mosmarrëveshje në trafik ka eskaluar në përleshje fizike mes dy personave në fshatin Sekiraçë të Podujevës. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën, pjesëtar i Policisë së Kosovës. Si pasojë e incidentit, të dy palët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. “Sekiraçë, Podujevë / 11.04.2026 –…

Lajme

12/04/2026 08:53

Një mosmarrëveshje në trafik ka eskaluar në përleshje fizike mes dy personave në fshatin Sekiraçë të Podujevës. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën, pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Si pasojë e incidentit, të dy palët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Sekiraçë, Podujevë / 11.04.2026 – 14:25. Pasa një mosmarrëveshje në trafik i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar pjesëtar i PK-së kështu që kanë ardhur deri te përleshja mes tyre. Të dy palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.