Incident i rëndë në Lipjan: Shtetasi i huaj në gjendje të dehur sulmon zyrtarin policor, të dy dërgohen për trajtim mjekësor

Një zyrtar policor ka mbetur i lënduar pasi është sulmuar nga një shtetas i huaj në Lipjan, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 3 gusht 2026, rreth orës 00:45. “Raportohet se i dyshuari mashkull me shtetësi të huaj në gjendje të dehur, ka sulmuar zyrtarin…

Lajme

04/08/2026 10:02

Një zyrtar policor ka mbetur i lënduar pasi është sulmuar nga një shtetas i huaj në Lipjan, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 3 gusht 2026, rreth orës 00:45.

“Raportohet se i dyshuari mashkull me shtetësi të huaj në gjendje të dehur, ka sulmuar zyrtarin policor që ishte në detyrë”, thuhet në raportin e Policisë.

Si pasojë e sulmit, polici ka pësuar lëndime trupore.

“Zyrtari policor është dërguar për trajtim mjekësor”, njofton Policia.

Ndërkohë, edhe i dyshuari është dërguar në spital për shkak të gjendjes së tij.

“Po ashtu edhe i dyshuari për shkak të gjendjes së dehur është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/