Inaugurohet sheshi “Scanderbeg”
Në Fermo të Italisë është përuruar Sheshi dhe monumenti dedikuar Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Lajme
Në ceremoni solemne ka marrë pjesë edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, zyrtarë të lartë të Parlamentit e Senatit italian, Nënkryetari i Parlamentit të Kosovës, Xhavit Halili, ambasadorët e Shqipërisë e Kosovës në Itali, respektivisht Neritan Ceka e Bukurije Gjonbalaj, deputeti Spartak Braho dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit të shqiptarëve në Itali, raporton Top Channel
“Të bashkohemi e të bashkëpunojmë gjithnjë e më shumë për të spikatur e nxjerrë në pah vlerat më të mira të kombit e popullit tonë. Ne meritojmë të jemi pjesë e Europës së bashkuar, e meritojmë që flamuri ynë të jetë njësoj si gjithë flamujt e vendeve të Bashkimit Europian, ashtu sikurse fituam këtë të drejtë me meritë, si një vend anëtar i NATO” u shpreh me këtë rast Kryeparlamentari Ilir Meta.