​Inaugurohen hapësirat e reja të IPK-së në Mitrovicën e Veriut

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla sot së bashku me kryeshefin e IPK-së Kushtrim Hodaj, kryetarin Erden Atiq dhe zëvendësdrejtorin rajonal Veton Elshani, inauguruan hapësirat e reja të Inspektoratit Policor të Kosovës në rrugën “Çlirimi”, në Mitrovicën e Veriut. Kjo paraqet një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve të IPK-së dhe…

Lajme

18/07/2025 17:35

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla sot së bashku me kryeshefin e IPK-së Kushtrim Hodaj, kryetarin Erden Atiq dhe zëvendësdrejtorin rajonal Veton Elshani, inauguruan hapësirat e reja të Inspektoratit Policor të Kosovës në rrugën “Çlirimi”, në Mitrovicën e Veriut.

Kjo paraqet një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve të IPK-së dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve, forcimin e integritetit të Policisë së Kosovës dhe rritjen e besimit të qytetarëve, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Në këto ambiente të reja, zyrtarët e IPK-së do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve për adresimin dhe trajtimin e raportimeve të tyre.

Do të vazhdojmë punën pa u ndalur për forcimin e të gjithë mekanizmave që garantojnë më shumë siguri dhe sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë, ka përfunduar Sveçla.