Imri Demelezi në krye të Ministrisë së Bujqësisë – Peci e dorëzon detyrën e ministrit një ditë pa u betuar si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci e ka dorëzuar detyrën e tij si ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Peci ka bërë të ditur se këtë detyrë e ka dorëzuar tek Imri Demelezi, i cili deri më tani ka qenë zëvendësministër, transmeton lajmi.net. Faton Peci nesër do të betohet si kryetar…
Lajme
Kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci e ka dorëzuar detyrën e tij si ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Peci ka bërë të ditur se këtë detyrë e ka dorëzuar tek Imri Demelezi, i cili deri më tani ka qenë zëvendësministër, transmeton lajmi.net.
Faton Peci nesër do të betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Jugut, pas fitores në balotazh.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot e dorëzova detyrën e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tek z. Imri Demelezi, të cilit i uroj suksese dhe mbarësi në përgjegjësitë që e presin.
Shpreh falënderim të veçantë për Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Albin Kurti për korrektësinë, mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kishim.
Një falënderim për fermerët, kabinetin, stafin e ministrisë, bashkëpunëtorët e jashtëm dhe të gjithë akterët e sektorit që kontribuan në secilën fazë të punës sonë të përbashkët.
Faleminderit!/lajmi.net/