Imri Ahmeti rikandidon sërish për kryetar të Lipjanit
Imri Ahmeti është sërish kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Lipjanit. Kështu ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook duke thënë se rruga nuk mbaron këtu, por sipas tij, ka ende shumë për të bërë. “PO, do të kandidoj sërish për Kryetar të Komunës së Lipjanit.…

Lajme
Imri Ahmeti është sërish kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Lipjanit.
Kështu ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook duke thënë se rruga nuk mbaron këtu, por sipas tij, ka ende shumë për të bërë.
“PO, do të kandidoj sërish për Kryetar të Komunës së Lipjanit. Një rrugëtim që s’është veç politik, por edhe rrugëtim i zemrës, sepse Lipjani është pjesë e jetës sime, e përditshmërisë dhe e ëndrrave të mia. Bashkë kemi bërë shumë punë. E kemi ndryshuar pamjen e Lipjanit dhe të fshatrave tona, duke e kthyer komunën tonë në shembull për gjithë vendin”.
Ahmeti tha se zgjedhjet e 12 tetorit janë mundësia për të vazhduar punët e mira, “për të mos e ndalur ritmin dhe për ta çuar Lipjanin edhe më përpara”.
“Dhe në këtë rrugë nuk jam vetëm. Çdo ditë, bashkë me ju, me shumë të rinj, profesionistë e qytetarë që po na bashkohen me ide dhe besim për Lipjanin, po e forcojmë këtë rrugëtim. Prandaj, PO, do të kandidoj sërish për Kryetar të Komunës së Lipjanit. Jo për pushtet, por për vazhdimësi. Jo për lavdi, por për punë e përkushtim. Ju ftoj të ecim bashkë, me besim dhe me punë, për Lipjanin që e duam”, ka shkruar tutje ai.