IML e konfirmon se Laboratori i Toksikologjisë është jashtë funksionit: Një numër i mostrave do dërgohen në vendet e rajonit dhe Evropës
Instituti i Mjekësisë Ligjore e ka konfirmuar se Laboratori i Toksikologjisë në IML është jashtë funksionit për shkak të renocimit në hapësirat e brendshme të IML-së dukë përfshirë edhe hapësirën e laboratoreve. IML përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky proces pritet të përfundoj në shtator dhe më pas do të bëhet servisimi…

Lajme
Instituti i Mjekësisë Ligjore e ka konfirmuar se Laboratori i Toksikologjisë në IML është jashtë funksionit për shkak të renocimit në hapësirat e brendshme të IML-së dukë përfshirë edhe hapësirën e laboratoreve.
IML përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky proces pritet të përfundoj në shtator dhe më pas do të bëhet servisimi dhe kalibrimi i pajisjeve dhe aparaturave laboratorike, ashtu që të sigurohet analizimi i mostrave sipas standardeve të kërkuara.
“Duke marrë parasysh natyrën jashtëzakonisht të ndjeshme të pajisjeve, si dhe kompleksitetin teknik të sistemit të gazrave i cili përdoret në këtë laborator, zhvendosja e tyre në një hapësirë tjetër gjatë kësaj periudhe ka qenë e pamundur. Gjithsesi, gjatë kësaj periudhe kohore të mosfunksionimit të laboratorit, me urdhëresë të prokurorëve përkatës, një numër i caktuar i mostrave janë dërguar dhe do të dërgohen për analizim toksikologjik në vendet e rajonit dhe Evropës”, thuhet në reagimin e IML-së.
Ky reagim i tyre ka ardhur pasi është raportuar se analizat e Agon Zejnullahut, 27 vjeçarit që vdiq në Lipjan do të dërgohen në Maqedoni të Veriut.
Kjo nuk është konfirmuar drejtpërdrejtë në IML por që është bërë e ditur se këto analiza nuk mund të bëhen në Kosovë, prandaj edhe pritet që këto rezultate mund të vonohen.