Imamoglu reagon nga burgu pas protestës në Stamboll: Kombi turk do fitojë, mos e humbni kurrë shpresën
Qindra mijëra qytetarë turq u mblodhën sot në Stamboll për të protestuar ndaj arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Imamoglu ka shprehur mbështetje për protestuesit dhe besim në fitoren e popullit kundër padrejtësisë. “Kombi im i dashur, mos e humb kurrë shpresën. Një grusht njerëzish që nuk kanë…

Bota
Qindra mijëra qytetarë turq u mblodhën sot në Stamboll për të protestuar ndaj arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Imamoglu ka shprehur mbështetje për protestuesit dhe besim në fitoren e popullit kundër padrejtësisë.
“Kombi im i dashur, mos e humb kurrë shpresën. Një grusht njerëzish që nuk kanë ndjenjën e drejtësisë dhe ligjit do të humbasin, kombi do të fitojë. Miliona njerëz mbrojtën vullnetin e tyre sot. Faleminderit Stamboll”, shkroi ai.
Kryebashkiaku, Ekrem Imamoglu është arrestuar pasi që dyshohet se është përfshirë në korrupsion, dhe këtë arrestim, një pjesë e popullit të Turqisë po e konsiderojnë si me ngjyrime politike, pasi Imamoglu është rivali kryesor politik i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Postimi i plotë:
Populli im i dashur;
Kurrë mos e humb shpresën.
Do ta shihni; një grusht njerëzish që nuk marrin pjesën e tyre të të drejtave dhe ligjit do të humbasin, kombi do të fitojë.
Miliona kanë marrë vullnetin e tyre.
Faleminderit, Stamboll.