Imami Labinot Maliqi iu shtron iftar policëve të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

Imami Labinot Maliqi, në nder të muajit të Ramazanit iu ka shtruar iftar policëve të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë. Maliqi ka njoftuar për këtë iftar përmes një postimi në Facebook. “Ky moment i bukur dhe domethënës ishte një shembull i përkushtimit, respektit dhe unitetit mes institucioneve dhe komunitetit tonë. Lutem që Zoti i Lartësuar…

Lajme

11/03/2025 21:45

Imami Labinot Maliqi, në nder të muajit të Ramazanit iu ka shtruar iftar policëve të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.

Maliqi ka njoftuar për këtë iftar përmes një postimi në Facebook.

“Ky moment i bukur dhe domethënës ishte një shembull i përkushtimit, respektit dhe unitetit mes institucioneve dhe komunitetit tonë. Lutem që Zoti i Lartësuar t’i shpërblejë për përkushtimin dhe sakrificën e tyre në shërbim të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve tanë”, ka shkruar Maliqi. /Lajmi.net/