Imami Gjigolli: Ai që e respekton gruan e respekton edhe Zotin

Imami Idriz Gjigolli, ka folur në lidhje me ngjarjen e fundit, ku u trondit opinioni, me vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare, nga ish-burri i saj. Gjigolli thotë se ai që e respekton gruan e ka respektuar edhe Zotin, njofton Klankosova.tv. “Prandaj ai i cili e respekton edhe nderon gruan e ka respektuar Zotin dhe ka respektuar…

Lajme

02/12/2022 19:19

Imami Idriz Gjigolli, ka folur në lidhje me ngjarjen e fundit, ku u trondit opinioni, me vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare, nga ish-burri i saj.

Gjigolli thotë se ai që e respekton gruan e ka respektuar edhe Zotin, njofton Klankosova.tv.

“Prandaj ai i cili e respekton edhe nderon gruan e ka respektuar Zotin dhe ka respektuar fjalën e pejgamberit, kurse në të kundërtën ai i cili torturon gruan i bën padrejtësi gruas, ai nuk mund me qenë besimtar i devotshëm dhe në përputhshmëri me Kuranin”, ka theksuar Gjigolli.