Iluzioni optik që ju tregon nëse keni nevojë për syze

Shumica e njerëzve në këtë iluzion optik e shohin Albert Ajnshtajnin, por nëse ju e shihni Merlin Monron atëherë duhet t'i bëni një vizitë mjekut të syve.

Fun

04/04/2015 16:02

Ky iluzion optik është krijuar vite më parë, nga shkencëtarët e Institutit të Teknologjisë në Massachusetts, me anë të një teknike hibride.

Aty janë bërë bashkë siluetat e shkencëtarit të njohur dhe të yllit të kinematografisë, të cilat mund t’i shohin ndryshe njerëzit me aftësi të ndryshme shikimi.

Në figurën që shfaqet më poshtë, një njeri me pamje të rregullt e sheh shkencëtarin Ajnshtajn.

273E17A100000578-3024005-image-m-28_1428022271186

Eksperimentin mund ta provoni duke u larguar pak nga ekrani. Apo të mbyllni sytë pak, për të parë vetëm pak, transmeton Lajmi.net.

Çfarë po shihni tani?

einstein.monrow

Nëse vazhdoni ta shihni Monron atëherë nuk i keni mirë punët me sy.