Ilustrim grafik se si ndodhi aksidenti tragjik (Video/Foto)
Orët e para të mëngjesit ishin fatale për katër anëtarët e familjes Alidemaj të cilët ndërruan jetë në aksidentin tragjik kur vetura e tyre u rrokullis poshtë urës në rrethrrotullimin më të madh të kryeqytetit.

Lajme
I vetmi që shpëtoi është 17 vjeçari Q. Alidemaj i cili ndodhet në Klinikën Intensive, në gjendje të rëndë, por stabile.
Por si ndodhi ky aksident tragjik?
Klan Kosova ka realizuar një ilustrim grafik që tregon rrjedhën e aksidentit, nga lëvizja e veturës që po vinte nga Mitrovica e deri tek aksidenti fatal.
Ky ilustrim gafik është realizuar në bazë të asaj që ka deklaruar Policia dhe dëshmitarët në vendin e ngjarjes.
Makina në të cilën ndodheshin po lëvizte rreth 200 kilometra në orë.
Për pasojë, ajo nuk u ndal kur hyri në rrethin më të madh të Prishtinës, nga drejtimi i Mitrovicës, rreth orës 1 pas mesnate.
Si pasojë e shpejtësisë së madhe, vetura “Audi” me ngjyrë të zezë, shkatërroi edhe mbrojtëset e brendshme dhe “fluturoi” 53 metra dhe ra poshtë.