Illgner: Kjo do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve

Ish portieri i Real Madridit, Bodo Illgner beson se Los Blancos do të kualifikohen në finalen e Ligës së Kampionëve ku do të takohen me Barcelonën.

Sport

12/05/2015 10:12

Ish portieri i Real Madridit, Bodo Illgner beson se Los Blancos do ta eliminojnë Juventusin dhe takohen me Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve.

Reali humbi 2:1 në Torino në ndeshjen e parë gjysmëfinale, ndërsa Barcelona ka fituar ndaj Bayern Munichut me rezultat 3:0.

Illgner, i cili e ka fituar dy herë trofeun me Realin, beson se në finale do të jetë një El Clasico. “Në shtëpi, Reali do t’ia dalë”, deklaroi ai për “Goal”.

“Në Bernabeu ata e kanë fuqinë, atmosfera do të jetë gjigante”, u shpreh Illgner. “Për klubin, Liga e Kampionëve e ka prioritetin më të madh. Reali do të arrijë në finale dhe do të luajë kundër Barcelonës”, përfundoi ai.