Illarramendi në Serie A

Mesfushori i Real Madridit, Asier Illarramendi mund të transferohet në Juventus, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Merkato

20/08/2015 14:39

Asier Illarramendi pritet të largohet nga Real Madrid, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Në fakt, ai mund të transferohet në Serie A, ku ka zgjuar interesim nga Juventus, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Illarramendi do të ndahet nga “Los Blancos” pas ardhjes së përforcimir të ri, Mateo Kovacic.

Kurse, ai mund të jetë një zgjidhje për “Bianconerët” që janë në kërkim të përforcimeve në mesfushë.