Iliri e puthi në buzë Arjolën, flet bashkëshortja e tij: Është një…

Dyshja e "Big Brother VIP" shkëmbyen një puthje teksa po interpretonin provën javore e cila kishte të bënte me një film.

ShowBiz

10/02/2022 16:40

Puthja e tyre u komentua jashtzakonisht shumë dhe së fundmi një mendim lidhur me atë e ka shprehur edhe gruaja e tij, shkruan lajmi.net.

Në një bisedë në programin “Shqipëria Live”, Emanuela tha se nuk e sheh puthjen si diçka që mund të ketë mes tyre.

“E shoh vetëm si një puthje në një skenë filmi dhe asgjë më shumë”, u shpreh bashkëshortja e balerinit shqiptar, Ilir Shaqiri.

Theksojmë se, ajo dha detaje për prezencën e saj në finalen e “Big Brother VIP Albania”.

Emanuela u shpreh se do të vi në Shqipëri dhe do jetë e pranishme  në finale bashkë me vajzën./Lajmi.net/

YouTube player