Ilir Tasholli tërhiqet nga gara për kryetar të Lipjanit: Kam vendosur të ndal aktivitetin politik brenda AAK-së

AAK-ja ka mbetur pa kandidat në komunën e Lipjanit. Ilir Tasholli është tërhequr nga kandidatura për kryetar të Lipjanit, transmeton lajmi.net Ai këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook. Tasholli ka thënë se do ta ndal aktivitetin politik brenda AAK-së. Postimi i plotë: Të nderuar qytetarë të Lipjanit, miq…

Lajme

22/07/2025 17:23

AAK-ja ka mbetur pa kandidat në komunën e Lipjanit.

Ilir Tasholli është tërhequr nga kandidatura për kryetar të Lipjanit, transmeton lajmi.net

Ai këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook.

Tasholli ka thënë se do ta ndal aktivitetin politik brenda AAK-së.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Lipjanit, miq dhe bashkëpunëtorë,

Dua t’ju njoftoj se, për arsye objektive, kam vendosur të ndal aktivitetin tim politik brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Lipjanit, si dhe nga të gjitha funksionet që kam ushtruar deri më tani.

Ky vendim nuk ka qenë i lehtë, por është marrë me bindjen se në këtë fazë, një hap i tillë është më i miri për rrugëtimin tim të mëtejmë.

Falënderoj me zemër të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë dhe qytetarët që më kanë mbështetur pa hezitim ndër vite – në sfidat lokale dhe ato qendrore. Mbështetja juaj ka qenë motivimi më i madh në çdo angazhim timin.

Betejat politike nuk përfundojnë këtu. Do të shihemi sërish – me të njëjtin përkushtim për të mirën e qytetarëve dhe të vendit tonë.

Me respekt dhe mirënjohje, Iliri./lajmi.net/