Ilir Shaqiri shpërthen në të shara, Tan Brama publikon mesazhet

Ilir Shaqiri dhe Tan Brama po komentohen së fundi për përplasjet e tyre virtuale.

ShowBiz

20/06/2022 10:44

Tan Brama ishte ai i cili bëri një deklaratë që bëri disa ditë më parë për fituesin e “BBV”, shkruan lajmi.net.

Ai theksoi se balerini e kontaktonte vetëm për interes.

Ky koment u bë “mollë sherri”, mes dy ish banorëve.

Fituesi i “BBV” u shpreh se Tan Brama ishte ziliqar.

“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thashë që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon.”, tha Brama.

Një ditë më parë, duke komentuar këtë ngjarje, Iliri tha: “Unë nuk njoh asnjë mik që nuk flet mirë për Ilirin. Problemi është që shyqyr që po shprehet tani sepse një ditë që qëndroi aty nuk lidhi as 21 fjalë. Kështu që teorikisht i ka ardhur momenti pas katër muajve që të thotë atë kusurin e 21 fjalëve që la aty dhe kaq.”.

E së fundi Tan Brama ka publikuar një bisedë me Ilirin, ku ai ka kaluar në sharje.

Si duket kjo përballje vetëm sa ka filluar./Lajmi.net/