Ilir Shaqiri flet për Luizin: Këtë vit fituesi është shpallur në dyjavëshin e parë të edicionit

Luiz Ejlli, tashmë është fenomeni i jashtëzakonshëm në trojet shqiptare. Ai ka fituar vëmendjen e pothuajse secili personazh publik, shkruan lajmi.net. Madje ai është komentuar edhe nga ish fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”, Ilir Shaqiri. I ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’, ai ka folur edhe për Luizin duke thënë se…

ShowBiz

21/03/2023 18:31

Luiz Ejlli, tashmë është fenomeni i jashtëzakonshëm në trojet shqiptare.

Ai ka fituar vëmendjen e pothuajse secili personazh publik, shkruan lajmi.net.

Madje ai është komentuar edhe nga ish fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”, Ilir Shaqiri.

I ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’, ai ka folur edhe për Luizin duke thënë se në një mënyrë ose tjetër tashmë ai është fituesi i këtij edicioni.

Sipas Ilirit fituesi i këtij edicioni është zgjedhur që në dyjavëshin e parë të “BBVA” dhe se edhe ai do të preferonte që kurorën të ia dorëzonte pikërisht atij.

“Do të ia dorëzoj atij që do të zgjedh sovrani, e kam ndjekur në mënyrë sipërfaqësore, por mendoj që origjinaliteti është ai që e jep çmimin final dhe të jesh klas në radhë të parë duhet të jesh origjinal dhe kush është origjinal aty brenda unë mendoj që është kuptuar shumë kjart për sa i përket lojës, e kam fjalë për Luizin, ka momente që edhe unë kam qenë më hakmarrëse se aq sa duhet të isha, por mendoj që njerëzit e kanë kuptuar kush është origjinali. Ai është origjinal pa diskutim, mendoj që Luizi ka një lloj argumenti shumë pinkant, mendoj që gjëja më e bukur është kur nuk e di kush është fituese përndryshe është e kot që rrinë para televizorit duke ditur që fituesi është shpallur në muajin e parë ose dyjavëshin e parë të programit”, ka thënë Iliri./Lajmi.net/