Ilir Meta thurë elozhe për Ismail Kadaren në 84-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

Presidenti i Shqipërisë ia ka uruar ditëlindjen shkrimtarit me një postim në Instagram.

ShowBiz

28/01/2020 10:38

Në 84 vjetorin e lindjes së Ismail Kadares, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, thuri elozhe për një nga shkrimtarët më gjenial që ka njohur letërsia shqiptare, shkruan lajmi.net.

Meta e cilëson disa herë të nominuarin për çmimin nobel si gjeniun e letrave dhe mendimit shqiptar.

“Gjeniu i letrave dhe i mendimit shqiptar, simboli i vokacionit tonë perëndimor, Ismail Kadare, kolosi krijues me përmasa botërore, që na bën krenar të gjithëve, feston sot 84-vjetorin e lindjes.
Në këtë datë të shënuar, jo vetëm për të dhe familjen e dashur Kadare, por për mbarë kombin shqiptar, i shpreh shkrimtarin tonë Ismail Kadare, urimet më të përzemërta, shëndet e jetë të gjatë dhe suksese të reja në krijimtarinë e tij të ndritur” shkruan në postimin e Ilir Metës. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B722ykEAapN/