Ilir Meta mirënjohës ndaj Bebe Rexhës: Krenaria jote si shqiptare na jep forcë të gjithëve
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është shprehur mirënjohës ndaj veprave bamirëse të këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila mori përsipër ndërtimin e dy shtëpive për të prekurit nga tërmeti.
Lajme
Meta ka shkruar nga Facebook se Bebe Rexha duke qenë krenare si shqiptare, iu jep forcë të gjithëve.
“I jam shumë mirënjohës Bebe Rexhës, artistes me fame botërorë, e cila ka vendosur zemrën e saj në aksion për të ndihmuar rikthimin në normalitet të jetës së banorëve të prekur rëndë nga tërmeti.
Shumë faleminderit Bebe Rexha për këtë solidaritet, për ndihmën konkrete për të rindërtuar dy shtëpi të shkatërruara në Bubq dhe Bizë (Ishëm), dhe mbi të gjitha për sensibilizimin që po i bën opinionit ndërkombëtar për t’i kthyer sytë nga kjo tragjedi dhe për përballimin e kësaj krize humanitare.
Krenaria jote si shqiptare na jep forcë të gjithëve”.