Ilir Meta mbetet në burg: Gjykata rrëzon kërkesën për lirimin nga paraburgimi

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të vazhdojë të jetë në paraburgim, pasi Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë. Kjo kërkesë, e paraqitur javën e kaluar nga avokati i tij, argumentohej me mungesën e raportimeve periodike 2-mujore nga SPAK gjatë tetë muajve të fundit, si dhe me faktin…

Lajme

26/06/2025 15:03

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të vazhdojë të jetë në paraburgim, pasi Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë.

Kjo kërkesë, e paraqitur javën e kaluar nga avokati i tij, argumentohej me mungesën e raportimeve periodike 2-mujore nga SPAK gjatë tetë muajve të fundit, si dhe me faktin se Meta mban një rol të lartë në opozitë, si numri dy në vend.

Megjithatë sipas A2CNN, gjykata nuk e pranoi këtë argumentim.

Ndërkohë, burime nga SPAK kanë bërë me dije se hetimet kanë zbuluar një kartë bankare, që dyshohet të jetë përdorur nga ish-çifti Meta-Kryemadhi, dhe që mendohet të jetë vënë në dispozicion nga një biznesmen.