Ilir Meta mbetet në burg, Gjykata ia rrëzon kërkesën për lirim
Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, lidhur me ankimimin e bërë nga ai kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. Gjykata ka vendosur lënien në qeli të Metës. Meta ka kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO, e cila la në fuqi masën e arrestit…

Lajme
Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, lidhur me ankimimin e bërë nga ai kundër masës së sigurisë “arrest në burg”.
Gjykata ka vendosur lënien në qeli të Metës.
Meta ka kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO, e cila la në fuqi masën e arrestit me burg, me argumentin se pozita e tij është rënduar dhe ekziston rreziku për prishje të provave apo intimidim të dëshmitarëve.