Ilir Meta lajmërohet nga burgu: Të mbrohet çdo votë e koalicionit,narkoshteti po jep shpirt

Ilir Meta deklaron për parregullësi nga ana e Edi Ramës, për të cilin thotë se po bën “gjithçka për ta prishur standardin e zgjedhjeve”. Mirëpo, sipas tij “asgjë nuk e ndal dot fitoren dhe verdiktin e popullit dhe një ndëshkim shumë i rëndë i pret banditët “rilindas”, shkatërrues të demokracisë”. “Dua të falenderoj me mirënjohje…

Lajme

11/05/2025 22:19

Ilir Meta deklaron për parregullësi nga ana e Edi Ramës, për të cilin thotë se po bën “gjithçka për ta prishur standardin e zgjedhjeve”.

Mirëpo, sipas tij “asgjë nuk e ndal dot fitoren dhe verdiktin e popullit dhe një ndëshkim shumë i rëndë i pret banditët “rilindas”, shkatërrues të demokracisë”.

“Dua të falenderoj me mirënjohje të gjithë qytetarët, në veçanti ata që votuan Ndryshimin pavarësisht nga presioni dhe përpjekjet për frikësim sistematik.

Në këtë fazë të procesit zgjedhor, i ftoj të gjithë numëruesit për të ruajtur qetësinë, vendosmërinë dhe për të mbrojtur çdo votë për të garantuar FITOREN e pastër të koalicionit “PD-ASHM””, shton ai.

Postimi i plotë: