Ilir Deda ‘prezanton’ gjyshen, gjyshi i saj ishte librashitësi i parë shqiptar (Foto)

Deputeti Ilir Deda ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një shkrim ku motra e tij Nita ka shkruar një biografi për gjyshen e tyre (nënën e babait) Ballkizen. Ajo, sipas tregimit të mbesës së saj, ishte shkolluar në Itali, dhe gjyshi i saj shpërndau libra shqip - i pari në Shqipërinë e mesme, ndërsa babai i saj ishte përmbledhësi i parë i veprave të Sami Frashërit.

Lajme

21/12/2015 23:32

Gjyshja e deputetit Deda sipas tregimit të Nitës, kishte lindur në Tiranë në vitin 1920, por nga viti 1948 ishte zhvendosur për të jetuar në Prishtinë, pasi ishte martuar me gjyshin e deputetit Deda, Xheladinin.

Më poshtë lexoni të plotë tregimin e motrës së Ilirit, Nitës për gjyshen e tyre Ballkize, të publikuar në anglisht, dhe të përgatitur në shqip nga lajmi.net:

Nanushi [Gjyshja], tregimtarja

Shkruan: Nita Deda

Jam munduar të portretizojë një paraqitje të shkurtër të jetës së Nanushit. Pjesa tjetër përmban tregime të treguara nga ajo. Nanushi ishte tregimtarja më e madhe që ndonjëherë kam njohur. Ajo ulej në shtratin e saj, stoik dhe shpirtëror, dhe na dërgonte në udhëtime rreth botës, duke na treguar gjithë karakterin e njeriut dhe me kalimin e kohës. Ne shëtisnim nëpër shtëpinë e saj në Tiranë për t’u takuar me vëllezërit dhe motrat e saj, dhe shkonim në qytetin e saj të preferuar Florence për të parë ekspozitën e artistit të saj të preferuar Michelangelo.

aaaaaa

Si shumica e fëmijëve që janë rritur në të 90-at në Prishtinë, vëllezërit e mi, kushërinjtë dhe unë ndanim një jetë tipike të kohës së Kosovës: një jetë me kontraste të ashpra mes realiteteve të përditshme. Ne ishim fëmijët e prindërve të dëbuar nga puna nga qeveria e Millosheviqit. Rutina jonë ditore ishte ndjekja e vazhdueshme e lajmeve, kohë kjo që ne duhej të ishim super të qetë, të ndjekur nga diskutimet e animuara dhe derisa të rriturit diskutonin vetëm për politikë.

aaa

Dhe vetëm tani mundem vërtetë të kuptojë se sa të çmuara ishin tregimet e Nanushit. Nëpërmjet tregimeve të saja dhe përrallave jemi arratisur në një vend të magjepsur, ku gjithçka ishte e mundur dhe jeta ishte gjithçka por e mërzitshme. Ajo sigurohej që të krijonte hapësirë të mjaftueshme për imagjinatën tonë, që të zbulojmë gjëra të reja sa herë na dërgonte atje. Nëpërmjet çdo tregimi ajo sfidonte folklorin ose normat gjinore që na rrethonin, për ti japë rrugës vullnet të lirë. Urtësia e saj ishte dashuria, kurse ajo dashuri kurrë nuk e merrte formën e një kufiri. Nëpërmjet tregimeve, ajo na mësoi për familjen, përkushtimin, patriotizmin dhe dashurinë.

aaaaa

Një nga tregimet e saj ishte ajo e refuzimit të shtrëngimit të duarve me Mbretëreshën Elena të Italisë në vitin 1938, si një gjest proteste kundër pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. “Io sono Albanese (Unë jam shqiptare)”, kishte thënë Nanushi, kur refuzoi të shtrëngojë duart gjatë vizitës së Mbretëreshës në kolegjin e saj, në tmerrin e stafit akademik. Dinjiteti ishte mesazhi i kësaj historie, pavarësisht autoritetit që gjendet para jush.

a

Gjyshja ime Ballkize Bakiu ka lindur në Tiranë në vitin 1920. Gjyshi i saj Hasan Bakiu, kishte hapur një nga libraritë e para shqiptare. Shitja e librave shqip ishte e paligjshme në kohën osmane, dhe vendimi i turqve të rinj ka djegur dy herë librarinë  dhe ka burgosur Hasanin. Babai i Ballkizes, Zyber Bakiu është përkthyesi më autoritativ dhe bibliograf deri në veprat e Sami Frashrit. Ballkize ndiqte mësimet në kolegjin Regina Madre në Firence në vitin 1930. Pasi u martua me oftamologun Xheladin Deda, i cili kishte studiuar në Romë, ajo u zhvendos në Kosovë në vitin 1948, duke udhëtuar më aeroplanin e fundit nga Tirana, pasi Shqipëria u zhyt në një izolim të thellë dhe të dhimbshëm. Ajo kishte dy vajza dhe një djalë dhe jetonte në Prishtinë me familjen e saj. Familja e saj ishte një nga më të pasurat në Tiranë dhe ishin anti-komunistë, të cilët vuajtën nën regjimin komunist të Enver Hoxhës. Ballkize jetoi me dhimbje, duke mos e parë familjen e saj për 27 vjet. Por ajo qëndroi stoikisht, me dinjitet dhe buzëqeshje.

aa

Dhe kur u largova për studime, miqtë e mi e vizitonin dhe shoqëroheshin me Nanushin. Ata e donin sepse i bënte të ndjehen se po i kupton dhe pranon. Ajo i donte ata sepse duke qenë e rrethuar nga të rinjtë i mundësonin asaj të zbulonte risi, sikurse kur një fëmijë i habitur zbulon botën për herë të parë.

Ajo thoshte se “Jeta është si moti, nganjëherë me shi, nganjëherë me diell, duhet të mësoheni të dini se retë dhe shiu do të kalojnë dhe se dielli do të shkëlqejë”.

Kurrë nuk do ta harrojë momentin e çmuar në shtratin e vdekjes së saj, kur më pyeti, “Pse je e pikëlluar? Më sjellë një gotë me birrë dhe lëshoje një muzikë tango!” Derisa vallëzonim deri në fund të botës, u ndjeva krenare që barti një pjesë të hirit të saj të përjetshëm nën lëkurën time. /lajmi.net