Ilir Deda për idenë e Qeverisë së Tranzicionit: Të trajtohet me seriozitet në dialog ndërpartiak

Analisti Ilir Deda thotë se propozimi i LDK-së për Qeverinë e Tranzicionit, që e nxjerr Kosovën nga polarizimi ekstrem, duhet të trajtohet me seriozitet në dialog ndërpartiak dhe nuk duhet refuzuar apriori. Sipas tij, ky propozim “thërret për bashkëpërgjegjësi në situatë të rëndë gjeopolitike, dhe vendime të përbashkëta që kthejnë në binar pozitiv marrëdhënien e…

Lajme

06/05/2025 20:08

Analisti Ilir Deda thotë se propozimi i LDK-së për Qeverinë e Tranzicionit, që e nxjerr Kosovën nga polarizimi ekstrem, duhet të trajtohet me seriozitet në dialog ndërpartiak dhe nuk duhet refuzuar apriori.

Sipas tij, ky propozim “thërret për bashkëpërgjegjësi në situatë të rëndë gjeopolitike, dhe vendime të përbashkëta që kthejnë në binar pozitiv marrëdhënien e Kosovës me shtetet perëndimore”.

Reagimi i tij i plotë:

Propozimi i LDK-së në thelb tregon për vendosmëri të ndryshimit të kulturës politke në vend, dhe bashkëpërgjegjësi të forcave politike për zgjidhjen e gjendjes së keqe socioekonomike, politike dhe demokratike në Kosovë.

Gjithashtu, thërret për bashkëpërgjegjësi në situatë të rëndë gjeopolitike, dhe vendime të përbashkëta që kthejnë në binar pozitiv marrëdhëninen e Kosovës me shtetet perëndimore.
Ky dhe çdo propozim që e nxjerr Kosovën nga polarizimi ekstrem duhet të trajtohet me seriozitet në dialog ndërpartiak dhe nuk duhet refuzuar apriori.