Ilir Deda me borxhe “deri në fyt”, veç 215 euro në bankë
Deputetë e rinj kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsion. Edhe deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Ilir Deda e ka bërë një gjë të tillë.

Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda nuk ka shtëpi as banesë e as veturë në emër të tij. Krejt çfarë ai ka deklaruar t’i ketë janë vetëm 215 euro në ProCredit Bank.
Por, ai është futur borxh “deri në fyt”. Gjithsej i ka 29 mijë euro borxhe.
27 mijë euro i ka marrë për studime postuniveristare, ndërsa 2 mijë të tjera figurojnë si kredi personale.
Ndryshe, ai tani për tani të ardhura ka vetëm nga paga e deputetit të Kosovës (që nga 25 korriku), kurse dihet se Deda kishte qenë për një kohë të gjatë kryetar i KIPRED-it në Prishtinë.