Ilir Deda ia rikujton Vetëvendosjes që asnjëherë si opozitë nuk ua ka votuar kryeparlamentarin tjerëve
Ilir Deda, njohës i çështjeve politike dhe njëherësh ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka reaguar në lidhej me situatën e krijuar në mos-konstituimin e kuvendit. Deda tha se në Kosovë është krijuar një praktikë që kryetari i parlamentit të zgjidhet vetëm nga shumica parlamentare që e krijon Qeverinë- gjë e cila mundet me qenë e…

Lajme
Ilir Deda, njohës i çështjeve politike dhe njëherësh ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka reaguar në lidhej me situatën e krijuar në mos-konstituimin e kuvendit.
Deda tha se në Kosovë është krijuar një praktikë që kryetari i parlamentit të zgjidhet vetëm nga shumica parlamentare që e krijon Qeverinë- gjë e cila mundet me qenë e gabuar.
Deda ka thënë se dështimi i katërt i votimit të kryetares së Kuvendit, mund të vazhdohet edhe për katër muaj dhe sërish rezultati do të ishte i njëjtë.
Ai ka theksuar edhe se si VV-ja, si opozitë asnjëherë nuk e ke votuar kryeparlamentarin e partive të tjera.
Postimi i plotë:
Në Kosovë është kriju një praktikë politike që Kryetari i Kuvendit të zgjidhet vetëm nga shumica parlamentare që e krijon edhe Qeverinë. Kjo praktikë mundet me qenë e gabuar, por është e tillë.
Me 4 votime të pasuksesshme për zgjedhjen e kadidates për kryetare të Kuvendit pasi që VV nuk e ka ndërtu shumicën parlamentare për Qeveri mund të vazhdohet edhe për 4 muaj tjerë, por rezultati do të jetë i njejtë pa një marrëveshje politike.
Nuk mund të shpiken parime politike sipas nevojës dhe varësisht a je në pozitë apo në opozitë. Nëse si parti në opozitë asnjëherë nuk e ke votuar kryeparlamentarin e partive të tjera, atëherë nuk e ke asnjë bazë të kërkosh bllanko përkrahje nga të tjerët.
Rruga e vetme është te marrëveshja politike.
Përndryshe këtë film e kemi pa në 2014 e 2017, me role të tjera atëherë. Ama është film i keq, e filmat e këqij nuk kqyren 3 here./Lajmi.net/