Ilda Bejleri flet për herë të parë për lidhjen me Shaqirin

Në një intervistë për “Bluetooth”, Ilda Bejleri për herë të parë foli publikisht rreth historisë me futbollistin e mirënjohur Shaqiri. Aojo foli për herë të parë për marrëdhënien me të.

Sport

16/08/2015 21:19

E vërteta është se unë kam zgjedhur të mos prononcohem kurrë më parë në media për këtë fakt. E gjitha ajo çfarë ka ndodhur ishte një intervistë dhe një darkë që ne kemi ngrënë në Milano. Këto thashetheme dolën pasi intervista u realizua në mënyrë perfekte dhe të gjithë merreshin me pjesën sesi ai mund të më ketë parë përgjatë darkës, transmeton Albeu.

Impakti ishte mjaft pozitiv. Diskutimi mori një rrjedhë shumë intim, ndoshta edhe për shkak të pyetjeve. Unë me Xherdanin jemi miq, ndoshta kjo ishte arsyeja që i tha ‘po’ intervistës.

Në vijim ajo tregoi se kur e ka njohur për herë të parë djaloshin nga Gjilani.

Për herë të parë e kam takuar në aeroportin e Londrës, ku ai luante me Bajern Mynihun. Ka qenë finalja mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmundit dhe ishte një rastësi takimi ynë. Unë gjeta mundësinë dhe i fola shqip, ai po ma ktheu në shqip dhe që aty nisi miqësia jonë.