IKShPK: Uji në pishinën e Gërmisë nuk plotësoi standardet, kemi përsëritur mostrat dhe po presim rezultatet e tjera
Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, po bën menaxhimin e pishinës së Gërmisë në Prishtinë, saktësisht po bën monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit në këtë pishinë publike. Sipas IKSHPK-së, ekspertët e Ekologjisë Humane kanë marrë mostra për analizë laboratorike nga uji i kësaj pishine, të premten më 19 korrik, ndërsa rezultatet e…

Lajme
Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, po bën menaxhimin e pishinës së Gërmisë në Prishtinë, saktësisht po bën monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit në këtë pishinë publike.
Sipas IKSHPK-së, ekspertët e Ekologjisë Humane kanë marrë mostra për analizë laboratorike nga uji i kësaj pishine, të premten më 19 korrik, ndërsa rezultatet e atyre mostrave të dala me 22 korrik, kanë treguar se parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet për ujin e pishinës.
“Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë vizitë në këtë pishinë, në të njëjtën ditë. Më 23 korrik 2025, janë marrë mostra të përsëritura dhe rezultatet përfundimtare pritet të jenë të gatshme ditën e premte, me 25 korrik 2025. Në momentin që rezultatet e reja do të jenë të disponueshme, qytetarët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të IKSHPK-së”, ka njoftuar IKSHPK.
Njoftimi i plotë: