IKSHPK: Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret kur ajri është më i ndotur

Në parashikimet e motit për sot, gjithashtu është paralajmëruar se ajri do të jetë më i ndotur. Lidhur me këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dale me një njoftim paralajmërues, shkruan lajmi.net. “Të reduktohen daljet në vende me ajër të ndotur, në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike…

Lajme

01/03/2024 09:01

Në parashikimet e motit për sot, gjithashtu është paralajmëruar se ajri do të jetë më i ndotur.

Lidhur me këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dale me një njoftim paralajmërues, shkruan lajmi.net.

“Të reduktohen daljet në vende me ajër të ndotur, në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe grate shtatzëna”, është thënë në njoftimin e tyre.

Gjithashtu është rekomanduar që të qëndrohet në shtëpi dhe dritaret të mbahen të mbyllura gjatë kohës kur ajri është më i ndotur.

Në mënyrë që të zvogëlohen emetimet e gazave tave të dëmshme preferohet që të reduktohet edhe djegia e lëndëve djegëse. /Lajme.net/