IKSHPK njofton qytetarët: Uji i Badocit nuk rekomandohet për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton qytetarët se, për shkak të rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, ky ujë nuk rekomandohet për konsum deri në njoftimin e radhës. IKShPK, në bashkëpunim me KRU “Prishtina”, po e përcjellin nga afër situatën dhe do…

Lajme

13/01/2026 16:07

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton qytetarët se, për shkak të rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, ky ujë nuk rekomandohet për konsum deri në njoftimin e radhës.

IKShPK, në bashkëpunim me KRU “Prishtina”, po e përcjellin nga afër situatën dhe do të informojnë qytetarët sapo të ketë përmirësime në cilësinë e ujit të pijshëm, transmeton lajmi.net.

Qytetarëve u bëhet thirrje të përdorin ujë të sigurt për konsum deri në stabilizimin e situatës.

Njoftimi i plotë: 

NJOFTIM PËR PUBLIKUN
13 janar 2026
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton qytetarët se, si pasojë e rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, nuk rekomandohet për pije, deri në njoftimin e radhës.
IKSHPK në bashkëpunim me KRU “Prishtina” po e përcjellin nga afër situatën me ujë të pijshëm./lajmi.net/