IKSHPK me rekomandime për mbrojtje nga temperaturat e larta
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë temperaturave të larta. IKSHPK rekomandon pirjen e shpeshtë të ujit dhe shmangien e pijeve me sheqer e alkool. Qytetarët këshillohen të qëndrojnë në hije dhe t’i kufizojnë daljet në diell nga ora 11:00 deri në 17:00. Po ashtu, rekomandohet…
Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë temperaturave të larta.
IKSHPK rekomandon pirjen e shpeshtë të ujit dhe shmangien e pijeve me sheqer e alkool. Qytetarët këshillohen të qëndrojnë në hije dhe t’i kufizojnë daljet në diell nga ora 11:00 deri në 17:00.
Po ashtu, rekomandohet veshja e rrobave të lehta, përdorimi i kremit kundër rrezeve dhe mbrojtja e kokës e syve.
IKSHPK kërkon kujdes të veçantë për të moshuarit dhe apelon që fëmijët të mos lihen as për pak minuta në automjete.
Në rast të lodhjes, marramendjes ose dhimbjes së kokës, qytetarët këshillohen të kërkojnë ndihmë mjekësore.
Sot, mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të jenë mes 11 dhe 15 gradë, ndërsa maksimale mes 32 dhe 38 gradë celsius.